Ka ndodhur

Sekuestrohet 1 kg kokainë dhe kanabis në Tiranë, 1 në pranga dhe dy në kërkim

Gazeta Si – Një 26-vjeçar u arrestua në Tiranë dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim, pasi iu sekuestrua 1 kg kokainë.

Policia thotë se në kuadër të operacionit “Baza”, u arrestua G.D., 26 vjeç, dhe u shpallën në kërkim A.A., 26 vjeç dhe D.A., 24 vjeç.

Tre të rinjtë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kishin siguruar lloje të ndryshme lëndësh narkotike (kokainë, kanabis sativa dhe MDMA), sasi të të cilave i kishin fshehur në ambientet e përbashkëta të një pallati dhe në një automjet të parkuar përballë tij, me qëllim shitjen.

Ka qenë një kontroll rutinë i policisë, të cilët kanë parë G.D., duke konsumuar hashash.

Pasi e kanë ndaluar, ata kanë kontrolluar edhe ambientin përreth dhe në ambientet e përbashkëta të një pallati kanë gjetur dozat e kanabisit.

Më pas, policia ka pasur dyshime të tjera dhe kontrolluan edhe mjetin e G.D., të parkuar përballë, ku gjetën edhe sasinë e kokainës dhe MDMA-së.

Dyshohet se i arrestuari ishte i përfshirë me grupe kriminale për shitje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë