Drejtësia

Raporti i Prokurorisë: Në 2025 u ul numri i përgjimeve, rriten procedimet penale

Nga Gazeta Si- Numri i përgjimeve ka rënë në 2025, sipas raportit vjetor të Prokurorisë së Përgjithshme.

Gjatë vitit 2025 është vënë re një ulje në numrin e vendimeve dhe autorizimeve për përgjim krahasuar me vitin 2024. Konkretisht, në vitin 2024 janë ekzekutuar 933 vendime për përgjim të autorizuara nga gjykata dhe 538 urdhra/autorizime të prokurorit, ndërsa në vitin 2025 ky numër ka rënë në 822 vendime gjyqësore dhe 406 urdhra/autorizime të prokurorit.

Në raport gjithashtu thuhet se përgjatë këtij viti janë regjistruar 27,049 procedime në rang vendi, një rritje prej 8.5 % në krahasim me vitin 2024.

Ndërkohë janë ndjekur gjithsej 50,058 procedime penale, që përbëjnë një rritje prej 5 % në krahasim me vitin 2024, nga të cilat 27049 janë procedime penale të regjistruara, me një rritje prej 8.5 % dhe 184 procedime penale të rifilluara.

Rritje nga 2024 kanë dhe vendimet për të mos filluar precedimet penale, me 19.7 %.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë