Gazeta Si – Një 39-vjeçar, me iniciale R.T., është arrestuar mbrëmjen e të martës në rrugën e Dibrës në Tiranë, pasi është kapur teksa qarkullonte me pistoletë.
Policia ka publikuar pamjet e momentit të ndërhyrjes së oficerëve të cilët i kanë prerë rrugën 39-vjeçarit dhe e kanë shtrirë në tokë për t’i vënë prangat.
Gjatë kontrolleve 39 vjeçarit iu gjet arma pa leje me krehër dhe fishekë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje