Ka ndodhur

Shisnin fenelina dhe pajisje policie, arrestohen dy persona në Tiranë

Gazeta Si – Dy persona, Hekuran Leka 41 vjeç dhe Xhoni Troka, 23 vjeç, janë arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se shisnin në dyqanet e tyre fenelina dhe pajisje të tjera policie në kundërshtim me ligjin.

Sipas njoftimit, policia sekuestroi me dhjetëra fenelina dhe pajisje të tjera.

Gjatë kontrollit në dyqanet e tyre në rrugën “Konferenca e Pezës”, policia gjeti dhe sekuestroi fenelina dhe pajisje të tjera, për të cilat të ndaluarit nuk dispononin dokumentacion mbi origjinën e tyre dhe as autorizimin përkatës për mbajtjen dhe tregtimin e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë