Mendim

Besimi tek qeveria bie kur interneti mbërrin në celular

Ditët e hershme të internetit ishin plot parashikime në lidhje me aksesin në informacion, duke lëshuar një valë demokratizimi. Kohët e fundit, pikëpamjet mbi ndikimin e internetit janë acaruar, ndërsa shtetet e përdorin atë për të spiunuar disidentët dhe për të ndikuar në zgjedhjet e huaja.

Opinionet mbi këtë temë janë të bollshme, por të dhënat e pakundërshtueshme janë të pakta. Askush nuk e di nëse pranvera arabe mund të kishte ndodhur pa internet  apo nëse  përpjekjet online të Rusisë për të rritur fushatën e Presidentit Donald Trump patën ndonjë efekt. Sidoqoftë, studiuesit ndonjëherë mund të gjejnë eksperimente natyrore për të zëvendësuar skenarë të tillë kundër-faktikë. Një studim i rishikuar së fundmi nga ekonomistët Sergei Guriev, Nikita Melnikov dhe Ekaterina Zhuravskaya, përdor rritjen e brezit të gjerë celular për të zbuluar një lidhje midis aksesit në internet dhe skepticizmit të qeverisë.

Shumica e 4.1 miliard njerëzve në internet,  patën akses pas vitit 2010. Për të matur sesi ndryshuan pikëpamjet e përdoruesve të rinj si rezultat i kësaj, autorët kombinuan dy grupe të të dhënave. Së pari, për çdo vit në 2007-18, ata vlerësuan përqindjen e njerëzve në secilin prej 2,232 rajone (të tilla si shtete ose provinca), të shpërndarë në 116 vende, që mund të kenë të paktën internet mobil të nivelit 3G. Pastaj ata përdorën sondazhe nga Gallup, për të matur se si besimi te qeveria, gjykatat dhe zgjedhjet ndryshuan gjatë kësaj periudhe në secilën zonë.

Në përgjithësi, besimi i njerëzve tek udhëheqësit e tyre ra pasi morën akses në  3G. Sidoqoftë, përmasa  e këtij efekti ndryshonte. Ishte më e vogël në vendet që lejojnë një shtyp të lirë,  sesa në ato ku media tradicionale heshtet  dhe akoma më e madhe në vendet me shfletim të pakufizuar të internetit,  sesa në ato që censurojnë internetin. Kjo nënkupton që njerëzit ka më shumë të ngjarë të kthehen kundër qeverive të tyre kur janë të ekspozuar ndaj kritikave në internet,  që nuk janë të pranishëm jashtë linje. Rënia ishte gjithashtu më e madhe në zonat rurale sesa në qytete.

Një model i ngjashëm u shfaq në kutitë e votimit. Midis 102 zgjedhjeve në 33 vende europiane, se votat e  partive në pushtet ranë me një mesatare prej 4.7 pikë përqindje, me të mbërritur 3G.  Përfituesit më të mëdhenj ishin partitë e klasifikuara si populiste - megjithëse kjo mund të ketë qenë thjesht për shkak se ndodheshin në opozitë kur votuesit u kthyen kundër partive në pushtet, sesa për shkak të ideologjisë së tyre.

Një implikim qendror (dhe zhgënjyes) është se qeveritë që censurojnë mediat jashtë internetit mund të ruajnë më mirë besimin e publikut, nëse kufizojnë gjithashtu internetin. Por censura dixhitale efektive kërkon ekspertizë teknike,  që shumë regjimeve u mungon. Në Bjellorusi, ku qeveria përpiqet të kontrollojë mediat si në internet ashtu edhe jashtë, një kanal opozitar i lajmeve në Telegram, një aplikacion i koduar për celularë, ka 2 milion abonentë - një e pesta e popullsisë së vendit. * The Economist/ Përshtati në Shqip Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë