Ka ndodhur

Transportonte me furgon vazo me fidanë kanabisi, në pranga 4 të rinj në Shkodër

Gazeta Si - Katër persona jnë arrestuar në Shkodër të akuzuar për tentativë të transportit të kubikëve të kanabisit në rrugën “Han i Hotit”.

Në pranga ka rënë 24-vjeçari N.N., i cili drejtonte furgonin e mallrave që transportonte kubikë me kanabis me qëllim kultivimin e tyre.

Gjatë operacionit, u bë i mundur edhe arrestimi i vëllait të ij 26 vjeçarit N.N., dhe 2 personave të tjerë, S.L., 21 vjeç dhe I.L., 30 vjeç, të cilët me një automjet tjetër monitoronin rrugën për të parë nëse kishte efektivë policie.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë