Ka ndodhur

Vdekja e punonjësit të ndërtimit në Shëngjin, shpallen në kërkim 3 persona

Gazeta Si- Tre persona janë shpallur në kërkim në lidhje me vdekjen e punëtorit të ndërtimit në Shëngjin, Emilano Frroku një ditë më parë.

Në kërkim janë shpallur admninistratori i firmës për ndërtimin e pallatit ku po punonte 28-vjeçari, sipërmarrësi i punimeve dhe drejtuesit teknik të firmës së ndërtimit.

Bëhet fjalë për L.N., 51 vjeç, banues në Tiranë, administrator i firmës për ndërtimin e pallatit; M.B., 51 vjeç, banues në Tiranë, sipërmarrës i punimeve; L.H., 32 vjeç, banues në Tiranë, drejtues teknik i firmës së ndërtimit. Ata akuzohen për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas i kryenin ndërtimet në pallat, të papajisur me dokumentacionin e duhur.

Gjithashtu, dyshohet se nuk kishin marrë masat për sigurimin e rregullave të mbrojtjes në punë, dhe si pasojë ka rënë aksidentalisht, nga lartësia e pallatit, gjatë procesit të punës, 28-vjeçari.

Ndërkaq nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Punësimi i paligjshëm”, për një 44-vjeçar, H.H., punëtor i firmës së ndërtimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë