Drejtësia

Nën akuzë për korrupsion / Apeli i GJKKO lë në burg ish-sekretaren e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro

Gazeta Si- Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi dënimin me 2 vite e 8 muaj burg për ish-sekretaren e ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro e arrestuar për korrupsion pasiv.

Duro është dënuar nga GJKKO me 4 vite burg, nga të cilat 1/3 ulet duke sjellë totalin në 2 vite e 8 muaj. Po ashtu Apeli vendosi edhe për Laura Shteton, Vladimir Topin dhe Silvi Shehin, duke i dënuar me 8 muaj burg secilin.

Sipas SPAK, Sekretarja e Përgjithshme, Joana Duro dyshohet se ka marrë ryshfet 330 mijë lekë nga specialistja, Laura Sheto për të ndikuar në një prokurim publik për rikonstruktimin e qendrave shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës.

Favorizimi në këtë prokurim publik sipas SPAK është kërkuar nga Vladimir Topi, administratori kompanisë që fitoi tenderin me fond limit rreth 805 mijë lekë.

Ai i ka dhënë paratë inxhinierit të kompanisë së tij, Silvi Shehit, i cili më pas ia ka dorëzuar specialistes Laureta Sheto.

Ka qenë kjo e fundit që i ka çuar paratë në zyrën e Sekretares së Përgjithshme, Joana Duro, aty ku edhe u sekuestruan nga hetuesit më 2 qershor

Nderkohe Gjykata e Posaçme shpalli vendimin për ish-sekretaren e ministrisë së Shëndetësise Joana Duro

Togat e zeza vendosën dënimin me 4 vite burg nga te cilat i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënohet me 2 vite e 8 muaj. Po ashtu për Duron u vendos edhe dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtroje asnjë funksion publik.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë