Drejtësia

Skemë mashtruese me TVSH-në, Prokuroria e Tiranës kërkon masë arresti për 7 persona: I shkaktuan shtetit 60 mln lekë dëm

Gazeta Si - Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masë sigurie "arrest me burg" për një preson dhe dhe “detyrim paraqitje” për 6 të tjerë, pasi dyshohet se kanë krijuar skema mashtrimi me TVSH, duke i shkaktuar shtetit një dëm ekonomik prek 60 milionë lekësh.

Në njoftimin zyrtar, Prokuroria thotë se u provua me fakte se janë krijuar dhe regjistruar në mënyrë fiktive me anë të falsifikimeve, 17 subjekte tregtare, të gjitha me aksioner administrator dhe pjesëtar bordi drejtues, shtetas të huaj.

Ata janë; Antik Çerpja, Altin Abedini, Mahmut Limani, Rudebs Rexha, Fabio Dama, Andrea Alia dhe Arlind Duka.

Bëhet fjalë për 15 shtetas nga vende si Kuba, Spanja, Germania, Kroacia, Malta, Belgjika, Italia, India, Bangladeshi.

“Të 17 subjektet tregtare kanë kryer shitje në mënyrë fiktive në vlerën 200,000,000 lekë, duke i shkaktuar një dëm shtetit në vlerën 60,000,000 lekë. Nga verifikimi i kryer, këto subjekte nuk kanë pasur asnjëherë punonjës, mjete ose adresa sekondare për të kryer punimet të cilat kanë faturuar. Nga të dhënat e sistemit TIMS, rezulton se të 15 shtetasit e huaj të cilët kanë firmosur regjistrimet e subjekteve pranë QKB-së, nuk kanë hyrë në asnjë moment në Territorin e Shqipërisë. Dokumentet e dorëzuara nga këta subjekte në QKB, Banka të nivelit të dytë (mandat magesa kapitali), caktimi ekspertëve kontabël në statutet e tyre, u provua se janë të falsifikuara”, thotë Prokuroria.

Në total, subjektet fiktive kanë kryer shitje në vlerë 192,622,898 lekë (të dhëna nga vetëdeklarimi). Këto vlera të cilat dyshohet të jenë fiktive, janë faturuar vetëm te subjekti që operon në fushën e kromit.

Personi nën hetimi shtetasi A.D., (ish specialist pranë QKB-së Vlorë), ka mundur të kryej regjistrimin e katër subjekteve tregtatre, me status Sh.A (shoqëri aksionere). Ndërsa personi tjetër nën hetim, shtetasi A. Ç. (ekonomist), ka krijuar kushtet për të furnizuar subjekte të treta nëpëmjet subjekteve fiktive për të cilat ka pasur akses në sistemet e tyre si dhe dokumentacionin tatimor (blloqe TVSH).


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë