Politike

Berisha sulmon SPAK për inceneratorët dhe bën thirrje për protestë: Këta s’mund të tallen më me ju    

Sali Berisha ka sulmuar prokurorin e SPAK, Arben Kraja që ka firmosur dosjen ndaj tij. Por jo vetëm. A kishte akuza edhe për gjithë zinxhirin e prokurorëve që kane hetuar dosjen e inceneratorëve.

“Arben Kraja, ish-hetuesi xhelat i Sigurimit të Shtetit, që ka dënuar dhe në vitin 1990, një të ri në Shkodër për fajin e vetëm se nuk pranonte moralin komunist. Ky hetues thotë se ai ka shkelur normat e moralit komunist. Kraja qëndron në prokurorinë e shtetit në kundërshtim flagrant me ligjin aktual për prokurorinë dhe nenin 6 të Kushtetutës së Shqipërisë. Se cili është integriteti i tij për të qenë rrogëtar, është kjo dëshmi, të cilin ky këtë akt nuk e kryen në vitin 1995, 1996 apo 1970, por e kryen një vit pas rrëzimit të Murit të Berlinit dhe rënies zinxhir të diktaturave komuniste. Kraja është një person i papërgjegjshëm, që nuk duhej të merrej kurrë me dosjen Veliaj, me dosjen e djegësit të Tiranës, sepse nipi dhe mbesa e tij janë bashkëpunëtorët më të afërt të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës”, tha Berisha duke publikuar edhe letrën e vendimit të vitit ‘90 firmosur nga Kraja.

Letra e publikuar nga Sali Berisha

“Prokurori tjetër Prençi, mik i njohur i McGonigal, nuk mund të hetonte kurrë nëse do të kishte minimumin e ndërgjegjes, pasi lidhjet e tij të strukturuara me Zoton, nuk lejon hetimin e aferës së shekullit nga Prençi. Pra, janë këta dy persona të cilët kanë injoruar dhe fshehur çdo dokument të shtetit për të amnistuar Erion Veliajn.

Jemi këtu sot, sesi këta prokurorë politikë, kanë shumëzuar me zero kontrollin e institucionit kushtetues lidhur me këtë vjedhje të shteti”, tha ai.  

Ndërsa Belind Këlliçi paraqiti disa dokumente që sipas tij “prokurorët kanë cunguar dhe nuk kanë cituar materiale zyrtare, si raporti i KLSH-së të vitit 2019 për inceneratorët”.

Berisha kishte një thirrje për të vetët në këtë rast. “Ne e bëmë punën tonë. Ne zbuluam, ne paraqitëm çdo dokument dhe fakt dhe ai nuk kundërshton dot asgjë. U përket ju dhe vetëm juve të thoni fjalën tuaj. Këta nuk janë prokurorë, këta janë persekutorët tuaj, janë grabitës dhe plaçkitës të djersës dhe mundit tuaj. Nuk mund të tallen këta me ju. Mos harroni se një qytetar vari veten për 35 dollarë që i kishte borxh shtetit shqiptar në burgun e Lushnjes. Nuk kishte paguar tarifën e elektrikut. 22 mijë qytetarë u burgosën për tarifat e elektrikut.

Kurse këtu 130 milionë euro u zhdukën sepse Erion Veliaj i kaloi të gjitha në kontot e veta dhe të Edi Rramës, sepse ishte përgjegjësi numër 1 për mbikëqyrjen e ndërtimit të objekteve.

Edi Rama mbyll këto afera, ndërkohë mban në arrest shtëpie si armik të popullit, njeriun që në përputhje me të gjitha ligjet e vendit ka marrë 410 metër tokë të trashëguar nga familjarët e tij.

Kurse vetë Rama, nga kjo tokë, ka plaçkitur, ka grabitur, ka vjedhur me katër vendime qeverie të personalizuara njëra pas tjetrës, në shkelje flagrante të ligjit, 1500 metra tokë të kësaj familje, plus 2500 të familjeve të tjera, të lëna aty për vakëf, të lëna për shkollë në nderim të komunitetit, por edhe në një përshpirtje të paraardhësve të tyre.

Ndaj dhe është koha të zgjohemi, instrumentet dhe veglat e Edi Ramës nuk mund të tallen më me ju, me ligjin, me të drejtën, me pasuritë tuaja”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë