Politike

Berisha i drejtohet mbështetësve të tij nga banesa ku jeton: Nga sot nuk do quhet më rruga e Salës, por e shpresës  

Sali Berisha mbajti një fjalim para mbështetësve të tij të mbledhur poshtë banesës ku po qëndron në “arrest shtëpie”

“Faji i Sali Berishës është se ndërhyri kur të tjerët donin t’i caktonin asaj kryetarin dhe u tha jo, kreu i PD do përcaktohet përjetë vetëm nga shqiptarët, nga demokratët.

Faji i Saliut ishte se denoncoi çdo ditë aferat e shekullit, inceneratorët, sterilizatorët, vjedhjet në Portin e Durrësit, lidhjet e tmerrshme të Edi Ramës dhe qeveritarët me bandat, me trafikantët e drogës…

Ne nuk mposhtemi dhe dëshmia për këtë jeni ju!

Jeni ju me erën e ndryshimit. Së pari, kësaj rruge ia ndryshuat emrin.

Të rinjtë e quanin këtë Rruga e Salës. Vinin këtu e shijonin kafe dhe shërbime shumë të mira nga shërbimet këtu përreth.

Ka disa ditë që kjo nuk quhet më Rruga e Salës, por rruga e Shpresës për çdo shqiptar.

E shpresës sepse çdo shqiptar sheh te ne që qëndrojmë, që luftojmë, e kupton se ne jemi shpresa e vetme për ta.

Çdo shqiptar e kupton sot se është i tradhtuar. Qeveria ka tradhtuar shqiptarët. Për pushtetin e tij absolut, Edi Rama iu shkatërroi pluralizmin, iu shkatërroi demokracinë”, tha ndër të tjera Berisha. Ndërkohë, mbështetësit e tij kanë njoftuar së do të mblidhen cdo ditë në orën 18.30 para pallatit ku banon Berisha.  


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë