Mjedis

BE nxit prokurimin e automjeteve elektrike

Shumë vende dhe qytete evropiane kanë zbatuar masa për të promovuar lëvizjen me automjete ekologjike. “Për të krijuar në Evropë, një konstelacion i iniciativave të shkëputura, nuk mjafton për të nxitur ndryshimet e nevojshme dhe veprimet që duhet të ndërmerren për këtë çështje në nivel evropian,” shkruan Folker Fanz, i cili është shefi i marrëdhënieve qeveritare me BE në ABB. Asea Brown Boveri është një koorporatë shumëkombëshe zvicerano-suedeze me seli në Zvicër, që vepron kryesisht në fushën e robotikës, energjisë, pajisjeve të rënda elektrike dhe teknologjisë së automatizimit.
Ai e shkroi këtë operacion në emër të platformës për automjetet elektrike, një rrjet që bashkon OJQ-të, shoqatat e industrisë, autoritetet lokale dhe rajonale, prodhuesit e automjeteve elektrikë dhe investues të infrastrukturës.
Në tetor 2018, ministrat për mjedisin dhe transportin nënshkruan “deklaratën për emetimet e gazeve” për një transport elektrik dhe të pastër, duke shënuar fillimin e një epoke të re, në të cilën të gjitha palët do të punonin drejt një marrëveshje për lëvizjen e autobusëve elektrikë në Evropë. Por, po zvarriten në një nga hallkat më të rëndësishme të BE-së për të rritur lëvizjen e automjeteve elektrike në qytetet evropiane. Nënshkrimi i marrëveshjes nga të gjitha shtetet.

Autobus elektik në Brazil

Mundësia për të nënshkruar një marrëveshje për direktivën e automjeteve të pastra po mbyllet, ndërkohë që nevoja për një marrëveshje të tillë nuk ka qenë kurrë më parë kaq e nevojshme. Ndotja e ajrit është shkak për vdekjen e parakohshme të 400.000 njerëzve çdo vit dhe emetimet e gazeve serrë në sektorin e transportit janë ende në rritje. E ardhmja e industrisë evropiane të makinave që jemi mësuar të shohim gjithmonë është në rrezik. Shtyrja e ndryshimeve ekologjike për automjetet elektrike do të bëjë që të gjithë vendet në botë të jenë të interesuar. Për shembull, gjatë gjithë kohës flitet për të shtuar autobusët elektrikë në rrugët e qyteteve evropiane, ndërkohë që në qytetin kinez, Shenzheni menjëherë pas këtij lajmi u vendosën 16.000 autobusë të tillë gjatë vitit të kaluar. Në përgjithësi, Kina prodhon rreth 400.000 autobusë elektrikë dhe i eksporton në shumë tregje, ndërsa një pjesë të mirë i përdor në qytetet e saj.
Ndryshimet e automjeteve publike janë një ndihmë e madhe për të ulur përqindjen e dioksidit të karbonit në ajër, por nga parashikimet thuhet se do të duhet minimumi 10 vite për të zëvendësuar të gjitha makinat mekanikë me ato elektrike. Platforma për lëvizjen e automjeteve elektrike e ndërtuar nga OJQ-të, shoqatat e industrisë evropiane dhe të tjerë besohet se është koha për të vepruar tani. Banorët duhet të thithin ajër të pastër dhe për këtë gjë automjetet elektrike janë një ndër strategjitë më të mira.

MAkinë elektrike

Ky është qëllimi i Direktivës së Automjeteve Elektrike. Gjithashtu do të ngrihet një mandat për autoritetet publike, për sigurimin e një pjesë minimale të automjeteve elektrike që nga vitit 2025 deri në vitin 2030. Ritmi i ndryshimit dhe kufiri i përdorimit të makinave me naftë, do të lidhen me Bankën Publike Kombëtare të çdo vendi. Meqenëse marrëveshja do të zbatohej në nivel Europian, objektivat mund të përshtaten nga politikëbërësit vendas për të përmbushur nevojat dhe specifikat lokale. Rreth 75% e regjistrimeve të autobusëve elektrikë po kërkohen nga organet publike në të gjitha vendet europiane. Objektivat do t’u jepnin prodhuesve të automjeteve elektrike besimin për të rritur prodhimin, duke ulur kështu kostot e blerjes. Bazuar në analizat e Këshillit Europian, industria e të gjithë shteteve anëtare është e gatshme të prodhojë mijëra automjete elektrike. Teksti i fundit i Këshillit në datën 17 dhjetor të vitit të kaluar ilustron që propozimet e Komisionit dhe Parlamentit, janë të lidhura ngushtë dhe ofrojnë një bazë solide për arritjen e një marrëveshje të shpejtë mes shteteve anëtare. Ekziston një marrëveshje për të mbajtur një definicion, të teknologjisë së automjeteve elektrike dhe për të vendosur një nën objektiv shtesë për to. Kjo është një shenjë e mirë, që deklarata e emetimeve të gazrave është më shumë se një copë letre./Euractiv/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë