Analize

BE nuk ka asnjë plan për hapjen e negociatave me Tiranën dhe Shkupin

Udhëheqësit e Bashkimit Europian nuk kanë në plan të ndërmarrin asnjë hap kontret për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjermania dhe Franca, dy motorët lëvizës së procesit të zgjerimit janë tanimë të fokusuar tek zgjedhjet në të dyja vendet dhe krizën e refugjatëve nga Afganistani. Në kushtet kur kancelarja Angela Merkel dhe presidentit Emnanuel Macron po përgatiten për beteja të ashpra, fjala e fundit që pritet të dalë nga goja e dy lidërëve është integrimi i Ballkanit. 

Sipas diplomatëvë, çështja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pritet të rikthehet në vëmendje pas prillit të vitit 2022 në Francë.

Në përballjen e parë për këtë vit me liderët e Ballkanit Perëndimor, udhëheqësit e BE po planifikojnë të përsërisin premtimet e vjetra për vendet e rajonit, në një samit që pritet të mbahet në fillim të tetorit, por nuk do të përmendin asnjë datë për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

"BE riafirmon mbështetjen e saj të qartë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor ... e cila është në interesin tonë strategjik të ndërsjellë dhe mbetet zgjedhja jonë e përbashkët strategjike," planifikon të thotë Brukseli në samitin e Brdo në Slloveni, më 6 tetor.

Deklarata është zbardhur nga portali EUobserver, i cili raporton se Komisioni Europian do të premtojë "transformimin politik, ekonomik dhe social të rajonit". Deklarata do të nënshkruhet nga 27 udhëheqësit e BE -së dhe gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama,

Pas këmbënguljes së Slovenisë, Brukseli do të propozojë po ashtu "mbajtjen e samiteve BE-Ballkani Perëndimor si në mënyrë periodike".

Por BE nuk paraqet asnjë hap kontret për zhbllokim e procesit të bisedimeve me Shqipërinë, duke bërë që ekspertët europianë të ngrejnë shqetësimin se unioni po vazhdon strategjinë e premtimeve boshe. Tema më e delikate në Brdo do të jetë vetoja e Bullgarisë për hapjen e bisedimeve të pranimit të Maqedonisë së Veriut, e cila po mban peng edhe Shqipërinë.

Megjithatë, deklarata e BE -së thotë se zbatimi i Traktati mbi Marrëdhëniet e Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë mbetet i rëndësishëm. “Por kjo vështirë se përmbledh shëmtinë e situatës”, shkruan “EuObserver”. “Maqedonia e Veriut ndryshoi emrin të tejkaluar veton e Greqisë dhe plotësoi kushtet e BE -së për hapjen e bisedimeve. Por Bullgaria atëherë vuri veton duke i kërkuar Maqedoninë e Veriut të pranojë se gjuha dhe identiteti i saj janë nga Bullgariia.

Dhe ndërkohë që po përgatitet për zgjedhjet në nëntor, Sofja nuk ka gjasa të ndryshojë qëndrim.

"Sinqerisht, ne nuk presim asnjë vendim për heqjen e veton nga ana e Bullgarisë as para as pas samitit. Për shkak të zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme në Bullgari ... nuk ka shumë kohë për negociata," tha një diplomat i BE.

Udhëheqësit e BE gjithashtu do të përmendin në deklaratën e përbashkët edhe dialogun Kosovë- Serbia, duke thënë se normalizimi i plotë i marrëdhënieve mes tyre është kritik për stabilitetin dhe zhvillimin e të gjithë rajonit".

Por, dialogu Kosovë-Serbi është lënë po ashtu pezull. Ndërkohë, shqiptarët e Kosovës po mbajnë frymën për udhëtimin pa viza që kur plotësuan kushtet e BE-së në 2018. Por Danimarka, Franca dhe Holanda nuk duan të ecin përpara dhe deklarata që BE po përgatit për samitin e Brdos nuk përmend liberalizimin e vizave me Kosovën.

Ajo gjithashtu nuk përmend hapjen e ndonjë kapitulli të ri në bisedimet e pranimit me Malin e Zi ose Serbinë. Në vend të kësaj, burimet nga Brukseli thonë se  bisedimet me vendet e unionit do të përqendrohen tek mbajtjen e refugjatëve afganë jashtë BE –së. Ata kanë shprehur tanimë frikën e një krize të mundshme refugjatësh si ajo e vitit 2015, dhe duke qënë se shumica e emigrantëve hynë në Europë nga Ballkani, rajoni pritet të luajë një rol kyc në parandalimin e kësaj krize.

"Duke pasur parasysh seriozitetin e situatës në Afganistan, BE është e gatshme të punojë ngushtë me të gjithë partnerët e saj, përfshirë Ballkanin Perëndimor, për të trajtuar sfidat në zhvillim" thuhet në draftin e deklaratës, i cili mban datën 6 shtator.

Dhe duke qënë se emigracionin pritet të jetë gjithashtu një temë të nxehtë në zgjedhjet e ardhshme në Gjermani dhe Francë, diplomatët thoën se nuk presin asnjë  përparim konkret për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, deri pas zgjedhjeve franceze në prill të vitit 2022.

"Këto nuk janë probleme të cilat vendet e Ballkanit Perëndimor mund t’i zgjidhin vetë,"  thotë Adrian Arifaj, redaktor i faqes së lajmeve Demokracia.com në Prishtinë, duke iu referuar vetos së Bullgarisë dhe dialogut Kosovë-Serbi.

"Franca dhe Gjermania kanë qenë tradicionalisht motorët e ndryshimit në Ballkanin Perëndimor, por ato do të jenë të preokupuar me zgjedhjet," tha ai. "Kriza në Afaganistan do t'i japë shtytje të gjithë atyre politikanëve në BE që janë kundër emigracionit dhe që luajnë me çështje të tilla për qëllimet e tyre," shtoi ai.

"Zgjedhjet presidenciale janë një përparësi për Francën vitin e ardhshëm dhe nuk do të kenë shumë kohë për ne në Ballkan”, thotë nga ana tjetër një burim diplomatik në Maqedonisë së Veriut.

Shkupi beson se Franca dhe Gjermania mbështesin hapjen e bisedimeve të pranimit në BE, por në afat të gjatë. Ky samit në Brdo nuk do t'i kushtohet zgjerimit.” /Eu Observer/Përgatiti Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë