Shendet

BE merr masa për verifikimin e ilaçeve të rreme

Në datën 9 shkurt për mijëra farmaci të botës u lançua një njoftim zyrtar i Sistemit Europian të Verifikimit të ilaçeve, ku thuhej se do të përdorej një teknologji të re për të përmirësuar zinxhirin e furnizimit të farmacive me ilaçe.
Sipas ekspertëve sistemi i ri që do të përdoret nuk do të jetë pjesë e direktivës së falsifikuar të ilaçeve dhe nuk do të menaxhohet nga grupet e interesit, që nga prodhuesit e ilaçeve dhe deri tregtarët me shumicë dhe pakicë.
Sipas Autoritetit Europian të Mjekësisë, ilaçet e falsifikuara janë dizajnuar në të njëjtën model si ilaçet e vërteta dhe nga sondazhet tregohet se prevalenca e barnave të falsifikuara në zinxhirin e furnizimit ligjor në Europë është rreth 0.005%.
Komisioni Europian thotë se ilaçet e rreme përbëjnë një kërcënim të rëndë për pacientët, duke pasur parasysh se ato përmbajnë përbërës së cilësisë së keqe.
“Për një pacient, një ilaç i rremë dhe i pa kontrolluar mund të jetë fatal” tha Andreas Walter, drejtor i përgjithshëm i Organizatës Europiane të Verifikimit të Ilaçeve, në prezantimin e sistemit të ri më 8 shkurt.

Sistemi i ri do të mbështetet tërësisht në teknologji të e reja, që do t’i ndjekin nga afër ilaçet deri në momentin që sot të arrijnë tek pacientët. Prodhuesit do të vendosin në paketimin e ilaçeve një identifikues unik, i cili do të verifikohet vazhdimisht nga EMVO(Organizata Europiane e Verifikimit të Barnave).
Gjithashtu, do të ketë kontrolle mujore për tregtarët me shumicë dhe pakicë dhe nëse përdorin produkte të palicencuara, do të penalizohen me heqjen e licencës për ushtrimin e profesionit.
“Verifikimi i identifikuesit unik do të ndodhë nga Sistemi Kombëtar i Verifikimit të ilaçeve. Të gjithë mashtruesit që do të rrezikojnë jetë njerëzish do të përballen me pasojat” shtoi ai.
Për sa i përket ilaçeve të pa licencuara që janë tashmë në treg presidenti i EMVO Hugh Pullen, tha se do të vazhdojnë të verifikohen dhe të largohen nga tregu. Megjithatë, kur bëhet fjalë për shitjen e ilaçeve të rreme në internet, sistemi nuk ka shumë për të ofruar, pasi qëllimi i ekspertëve është të verifikojnë të gjitha ilaçet në terren, edhe pse sipas ekspertëve nuk është e vështirë për një farmacist të verifikojë një produkt.
Adrian Van Den Hoven, drejtor i përgjithshëm i mjekësisë në Europë, i cili përfaqëson industrinë e përgjithshme të verifikimit të ilaçeve, tha se një ndër produktet më të falsifikuara që mund të gjejmë në treg janë anti-infektivët, të cilët përcaktohen si shtylla kurrizore e sistemit të shëndetit publik dhe verifikimi i tyre në farmacitë në mbarë botën përbën një sfidë të madhe për ekspertët shëndetësorë.
“Edhe pse ky shërbim do të kërkojë kosto masive, njerëzit do të jenë më të sigurt për atë çfarë do të përdorin,” tha ai, duke shtuar se ka diskutime të vazhdueshme me vendet të ndryshme, jo vetëm të lidhura me verifikimin e ilaçeve, por edhe një model të ri për vendosjen e çmimeve të tyre./Euractiv/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë