Ne rrjet

“Ballkanit, hapësirë ekonomike brenda BE, ose do zhytet në luftë”

Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker paralajmëroi se Ballkani mund të zhytet në konflikteve të reja ushtarake, nëse vendeve të rajonit nuk u garantohet perspektiva europiane.

"Nëse një rajon kaq i ndërlikuar sa Ballkani krijon përshtypjen se nuk jemi serioz në perspektivën europiane, do të përballemi herët a vonë me Ballkanin e viteve 1990", theksoi Juncker në një fjalim para Parlamentit Austriak. Sipas tij, historia e viteve 1990 nuk është harruar ende në Ballkan dhe mund të përdoret si pretekst për “zgjimin” e konflikteve të vjetra. Zyrtari i lartë propozoi që vendeve të Ballkanit Perëndimor t’u ofrohet një lloj hapësire ekonomike brenda BE-së, në mënyrë që Serbia, Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja, të veprojnë lirisht derisa të bëhen  anëtarë me të drejta të plota.

Megjithatë, Juncker theksoi se rruga e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE është ende e gjatë. “Integrimi i plotë nuk duhet të pritet para vitit 2025”, tha kreu i komisionit. Ai nënvizoi se BE-ja duhet të angazhohet intensivisht në rajon dhe ta ndihmojë kur është e nevojshme.

Kjo nuk është hera e  parë që Presidenti i Komisionit Europian paralajmëron Europën për të ardhmen e Ballkanit, duke thënë se ajo mund të vuloset nga fuqitë e huaja. Në fjalimin e tij para Parlamentit Europian, Juncker  i kërkoi BE-së të bënte më shumë për anëtarësimin e rajonit

“Europa mund të sjellë stabilitetin në Ballkan, siç kemi bërë me anë të zgjerimeve të njëpasnjëshme të unionin “, tha Juncker rreth një muaj më parë. “Për mua, këto janë dhe do të mbeten histori suksesi sepse ishim në gjendje të bashkonim gjeografinë e Europës. Por ka shumë për të bërë. Duhet të jemi më të bashkuar se kurrë kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor. Nëse nuk bëhet nga ne, e ardhmja e lagjes sonë të vogël do të vuloset nga të tjerët”, tha Juncker.

Pavarësisht se Brukseli se po përpiqet të negociojë arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare midis Serbisë dhe Kosovës, duke përfshirë edhe paktin për një shkëmbim territorial, Gjermania dhe vendet e tjera të BE kanë shprehur shqetësime se kjo tezë mund të hapte “plagët e vjetra” në Ballkan.

Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker dhe Kryeministri Edi Rama

Politika e BE-së për emigracionin, e cila e ka vënë gjithashtu Ballkanin në tryezën e BE-së, ishte po ashtu një nga temat kryesore të Junckerit në fjalimin e tij. Ai propozoi fuqizimin e Gardës Kufitare të BE-së, zhvillimin e Agjencinë Europiane të Azilit, kthimin e emigrantëve të parregullt dhe të hapjen e më shumë rrugëve ligjore për azilkërkuesit.

Komisioni Europian vendosi para disa muash për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë në qershor te vitit të ardhshëm. Shumë kishin dyshime se disa vendet anëtarë nuk do të pajtoheshin me këtë vendim, në një kohë kur BE-ja po përballet me sfida të vështira.

Por Jean-Claude Juncker ka paralajmëruar se Ballkani mund të përballet me mundësinë e shpërthimit të gjendjes së luftës, duke vrarë kështu çdo shpresë për t’u bashkuar me bllokun europian. Paralajmërimi i kreut të Komisionit Europian erdhi pasi ai vizitoi Shqipërinë, Bosnjën, Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë në mars të këtij viti. Largimi i menjëhershëm i Britanisë nga BE-ja dhe përpjekja e dështuar e Turqisë për anëtarësim, e shtyu Komisionin të propozojë një intensifikim të bisedimeve të pranimit me Ballkanin Perëndimor, edhe nëse kandidatët që kanë avancuar më shumë me negociatat e anëtarësimit, si Serbia dhe Mali i Zi, nuk kanë gjasa të bashkohen para vitit 2025. Ndërkohë që Gjermania adreson shqetësimet franceze në lidhje me fillimin e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë, kancelarja Angela Merkel ka vendosur të mbështesë zgjerimin e Bashkimit Europian për arsye gjeopolitike dhe për të ndaluar rritjen e ndikimit rus dhe kinez në rajon.

Siç theksoi edhe Juncker gjatë fjalimit të tij, Ballkani ka nevojë për reforma serioze në fushat e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit, demokratizimit dhe ekonomisë. Është gjithashtu e nevojshme që vlerësimet për zbatimin e këtyre reformave dhe arritjet e vendeve kandidate të bëhen shumë më të besueshme dhe bindëse. Kjo kërkohet jo vetëm nga qytetarët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe nga politikanët skeptikë, publiku në vendet anëtare të BE-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë