Histori

Alumin, copa buke, vaj… produktet e çuditshme qe janë përdorur për të bërë një vaksinë

Shkencëtarët shtojnë disa gjëra të çuditshme në vaksina, të tilla si alumini dhe ekstrakte nga mëlçitë e peshkaqenëve. Shumë vaksina thjesht nuk funksionojnë pa to, por askush nuk e di pse. Në vitin 1925, Gaston Ramon filloi një eksperiment që edhe ai e përshkroi si "interesant". Disa vjet më parë, veterineri francez kishte provuar një vaksinë të re për difterinë në kuaj( sëmundje tek kuajt) kur bëri një zbulim aksidental, disa kafshë reaguan duke pasur hematoma në vendin e injektimit dhe këto gjithashtu kishin tendencë të krijonin përgjigje më të forta imune. Kjo e bëri atë të mendonte se çfarë mund të shtonte tjetër në vaksinë, për të rritur përgjigjen imune. Gjatë vitit të ardhshëm, Ramon testoi një grupim të çuditshëm përbërësish, me sa duket bazuar në ato që ndodhi, ai bashkoi një sërë përbërësish ku disa prej tyre ishin edhe në dollapin e tij të kuzhinës. Së bashku me vaksinën e difterisë, pacientëve të tij iu është injektuar, niseshte, lecitinë - një përzierje vaji, i cili zakonisht gjendet në çokollatë dhe madje edhe copa buke. Eksperimentet patën sukses. Kafshët të cilave u ishin dhënë vaksina që përfshinin shpikjet e Ramonit prodhuan shumë më tepër antitrupa sesa ato që nuk kishin, duke treguar që ato do të mbroheshin më mirë nga difteria. Dhe kështu lindi fusha e përbërësve "ndihmës". Ata janë përdorur gjerësisht deri më sot dhe nuk janë më pak të çuditshëm. Produkti ndihmës më i përdorshëm në vaksina është alumini. Ky kimikat përdoret më së shumti në vaksinat kundër hepatitit A, hepatitit B, HPV, encefalitit, meningjitit B, antraksit, pneumokokut dhe Haemophilus influenzae tip b. Produkte të tjera janë squalene, një substancë vajore e bërë nga mëlçitë e peshkaqenëve dhe ekstrakte nga lëvorja e pemës quillaja, e cila është përdorur tradicionalisht nga popujt, për të bërë sapun pasi lëvorja e saj mund të bëhet pluhur dhe të përzihet me ujë për të formuar një shkumë. Është vlerësuar se vaksinat shpëtojnë dy deri në tre milion jetë në vit, si dhe parandalojnë aftësitë e kufizuara që mund të mbarten gjatë gjithë jetës. Askush nuk e ka përcaktuar saktësisht sasinë e proporcionit të këtyre përbërësve. Por për të inkurajuar trupin që t'u përgjigjet vaksinave më me forcë, ato mund t'i bëjnë ato më efektive dhe t'i mbrojnë njerëzit për më shumë kohë sesa do të bënin ndryshe. Në disa demografi, të tilla si të moshuarit, disa vaksina thjesht nuk do të funksiononin pa to.
“Pa një ndihmës, antitrupat përgjithësisht do të zhduken, mbase pas disa javësh ose muajsh. Por me këto ndihmesa mund të zgjasin për disa vjet. ” thotë Bingbing Sun, një inxhinier kimik në Universitetin Dalian të Teknologjisë, në qytetin kinez të Dalian.
Ai jep shembullin e disa llojeve të vaksinave të hepatitit B.
“Nëse nuk përfshijnë një produkt ndihmës, prodhimi i antitrupave do të jetë shumë, shumë i ulët. Ata në të vërtetë nuk kanë aftësinë të induktojnë prodhimin e antitrupave, ”thotë ai.
Për më shumë se një shekull, edhe pse këta përbërës duken të rastësishëm janë kaq thelbësorë për vaksinat. Në të shkuarën dukeshin një gjë e thjeshtë, por tashmë shkencëtarët po garojnë për të zbuluar sekretet e këtyre përbërësve.

Paradoksi i aluminit
Alumini nuk është vetëm ndihmësi më i zakonshëm, por një nga më të vjetrit. Menjëherë pasi Ramon zbuloi se kuajt e tij patën përgjigje të mirë ndaj vaksinave me përbërës të kuzhinës, imunologu britanik Alexander Glenny bëri një gjetje tjetër aksidentale. Në vitin 1926, ekipi i tij po përpiqej të pastronte toksinën e prodhuar nga bakteret e difterisë. Ai shpresonte se nëse vendi i injektimit skuqej do të thoshte që vaksinë kishte një përgjigje të fortë imune. Për ta arritur këtë, Glenny u përpoq të përdorte kripëra alumini të cilat, siç thotë legjenda, ishin gjëja e parë që pa në raftin e tij. Por kur vaksinoi derrat me vaksinën e tij të difterisë të sapo përgatitur, ndodhi diçka e papritur. Ata që ishin injektuar me vaksinën që kishin më shumë kripëra alumini, kishin zhvilluan imunitet shumë më të fortë sesa ato që ishin injektuar vetëm me vaksinën dhe jo sepse ishte më e pastër. Ata po i përgjigjeshin vetëm aluminit. Deri më sot, alumini në vaksina është gjithmonë në formën e kripërave. Këto përfshijnë hidroksid alumini (zakonisht përdoret si një antacid për lehtësimin e tretjes dhe urthit), fosfat alumini dhe sulfat alumini kaliumi. Vetë Glenny besonte se kripërat e aluminit ndihmojnë duke u lidhur me përbërësin kryesor të vaksinës, pjesën që i ngjan patogjenit, duke e paraqitur atë në sistemin imunitar më ngadalë. Por kjo ide ka dalë nga moda dhe e vërteta është provuar të jetë shumë më e komplikuar. Një ide tjetër është se një receptor i quajtur "Nalp3" ka të ngjarë të luajë një rol kryesor. Për një studim të vitit 2008 të udhëhequr nga Richard Flavell nga Universiteti Yale, Connecticut, minj të cilët ishin prodhuar gjenetikisht u injektuan me një vaksinë që përmban alumin. Përgjigja e tyre imune ishte pothuajse inekzistente. Sidoqoftë, kur provuan një vaksinë duke përdorur një ndihmës tjetër që përmban një emulsion vaj, kafshët prodhuan antitrupa si zakonisht.

Brezi i ardhshëm
"Në industrinë e vaksinave, njerëzit janë shumë konservatorë. Kështu që sa herë që ata përpiqen të gjejnë një përbërës ndihmës për një lloj të ri të vaksinës, shumica e atyre që janë nën hetim janë ato tradicionale, të cilat ne e dimë se janë të sigurta dhe efektive. Sidoqoftë, shkencëtarët kanë filluar të pyesin nëse mund të vijnë produkte më të mira se aksidentalet nga vitet 1920 dhe 1950, zbuluar para se të njihej struktura e ADN-së, ose se njeriu kishte shkelur në Hënë, kur kompjuterët ose nuk ekzistonin ose ishin shumë të mëdhenj.
Ndërsa popullsia evoluon, këto probleme vetëm përkeqësohen. Një tjetër zgjidhje e mundshme sipas ekspertëve janë ato që quhen “fantazma bakteriale”, të cilat konkretisht janë lëkurat e baktereve. Këto përftohen duke ndarë qelizat bakteriale të hapura, të tilla si ato që i përkasin baktereve që gjenden në ujë. Ashtu si përzierjet vajore, ato çojnë në prodhimin e sinjaleve kimike, të cilat kërkojnë ndihmë nga qelizat imune dhe maksimizojnë shanset që të bëjnë vaksinën më imune. Sipas ekspertëve gjetja e produkteve ndihmëse është një punë shumë e lodhshme sepse shkencëtarët duhet të siguroheni për efikasitetin e përbërësve dhe kjo gjë kërkon shumë kohë. E kur thonë kohë, nënkuptojnë 10 deri në 15 vjet.
Burimi:BBC/Përktheu:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë