Keshilla

Kujdes, çfarë nuk duhet ti thoni një gruaje shtatzënë!

Gratë shtatzëna në pjesën më të madhe të kohës janë të tensionuara. Njerëzit shpesh fajësojnë hormonet për humorin e tyre të paqëndrueshme. Në fakt, një gjendje e tillë nervore mund të shpjegohet jo vetëm me arsye fiziologjike: nënat e ardhshme janë të shqetësuara për fëmijët e tyre dhe për shkak se ato vërtet e kuptojnë se sa e madhe është përgjegjësia, ata janë thuajse vazhdimisht nën stres të madh. Pra kini kujdes nëse keni një grua shtatzënë në shoqëri, familje apo kolektiv, çdo shprehje që ju mund t’ju duket e padëmshme për të, mund çojë në probleme serioze.

Për ta bërë më të thjeshtë jetën e grave shtatzëna, mos përdorni disa fraza që mund t’i mërzisin ato.

Mos ju thoni çfarë se çfarë është e ndaluar
Në përgjithësi, njerëzit nuk u pëlqen të kenë kufizime dhe nëse po flasim për gratë shtatzëna, është një rast i veçantë. Gratë shtatzëna e dinë më mirë se çdokush tjetër çfarë mund të bëjnë dhe çfarë nuk mundet të bëjnë sepse mjekët e tyre tashmë i kanë informuar për këtë. Nëse nuk jeni mjek, mos jepni këshilla, sepse mund të bëni më shumë dëm sesa mirë.

Tu kujtoni se ata nuk duhet të jenë të shqetësuar
Gratë shtatzëna janë të destinuara të shqetësohen sepse duan që foshnja e tyre të jetë e shëndetshme. Dhe përveç kësaj, ato po përjetojnë një çekuilibër hormonal në trupin e tyre. Pra, nëse doni t’ia bëni jetën më të lehtë, thjesht mos i thoni këto fjalë; ato mund të bëjnë vetëm të kundërtën e asaj që i thoni.

T’iu thoni se “Shtatzënia nuk është një sëmundje.”

Shtatzënia është një sfidë e veçantë dhe e madhe për një grua, ndaj është mirë t’i lini mënjane komentet që mund të mendoni se po e motivoni. Një grua shtatzënë po përballet më një sërë ndryshimesh në jetën dhe pamjen e saj. Ndonëse pret një gjë të bukur në jetë,  një kosto e madhe është edhe ndryshimi në trupin e saj.

Pyetje që lidhen me shëndetin riprodhues të tyre
Kjo është ndoshta pyetja më e pabesueshme që mund t’i bëni një gruaje shtatzënë. Me fjalë të tjera, njerëzit po pyesin nëse një grua mund të mbetet shtatzënë. Çuditërisht, jo të gjithë njerëzit janë gati të diskutojnë shëndetin riprodhues të tyre me të gjithë dhe për disa njerëz, kjo mund të jetë një temë e dhimbshme.

“Oh, ju keni një bark kaq të madh!”
Zakonisht, pasi njerëzit e thonë këtë. Aata përpiqen të prekin barkun. Nëse nuk jeni një i afërm i ngushtë i fëmijës së ardhshëm, mos e bëni këtë! Gratë kanë një instinkt të ashtuquajtur të nënës që nuk pëlqejnë që njerëzit që nuk janë të afërm ti prekin barkun. Ajo gjithashtu e di madhësinë e barkut të saj, nuk ka nevojë t’i tregosh për këtë. Kjo mund të jetë me të vërtetë irrituese. Gjëja më e mirë që mund të bëni është ta ndihmoni, sepse mund të jetë e vështirë për të lëvizur.

“Kur isha shtatzënë …”
“Kur isha shtatzënë, barku im ishte …” Gratë shtatzëna janë të shqetësuara me të vërtetë për foshnjat e tyre kështu që mund të mendojnë se ka diçka të gabuar me to. Edhe nëse një nënë e ardhshme është e sigurt se foshnja e saj është mirë, ky krahasim është me të vërtetë irritues dhe mund ta bëjë atë të ndjehet sikur shtatëzania e saj është më e keqe sesa dikush tjetër.

“A keni nevojë për rrobat e foshnjës? Unë mund t’ju dhuroj disa “
Duhet të jeni me të vërtetë të kujdesshëm kur përpiqeni të ofroni ndihmë si kjo. Shumë shpesh, sidomos nëse është shtatzënia e tyre e parë, nënat preferojnë të blejnë rroba të reja për fëmijët e tyre dhe të zgjedhin dyqanet veçanta. Nëse është kështu, mos harroni se oferta juaj bujare mund të merret si një përpjekje për të hequr qafe gjëra që nuk iu nevojiten.

Pyetje rreth emrave
Kjo pyetje mund të kërkohet vetëm nga miq dhe të afërm të ngushtë. Nëse nuk jeni personi më i afërt i gruas shtatzënë, nuk duhet të pyesni, sepse kjo është një gjë personale. Disa njerëz nuk preferojnë të ndajnë idetë e tyre për emrat sepse janë supersticiozë. Dhe edhe nëse mendoni se kjo është një gjë pa kuptim, ju duhet ta respektoni atë.

‘ Kur do ta merrni lejen e lindjes?’
Kjo tingëllon sikur po ju po mendoni se ajo nuk e bën mirë punën e saj. Nëse ajo është një punonjëse e mirë dhe nuk shkakton probleme, atëherë pse ta bëni këtë pyetje?


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë