Keshilla

Tre ushqimet që shkaktojnë erë të keqe dhe probleme me zorrët

Vincent Pedre, autor i Happy Gut, ndan me ne tre ushqimet që ai shmang gjithmonë për një shëndet më të mirë të zorrëve. Pedre gjithashtu zbulon se kuzhina më e mirë sipas tij është kuzhina greke. Nëse jeni duke përjetuar probleme gastrointestinale dhe frymëmarrje të keqe, ky problem mund të vijë nga disa ushqime. Sipas The Gut Foundation Australia, ‘gjysma e popullsisë ankohet për problemet e tretjes dhe për këtë e ka fajin mënyra e ushqyerjes.

Pedre ka thënë se si shmang produktet e grurit, ushqimet e skuqura dhe me aromë.
Ai gjithashtu shmang ushqimet e skuqura shumë, pasi këto irritojnë muret e zorrëve. Pedre gjithashtu sugjeroi që të hahet ushqim grek, pasi menytë shpesh përmbajnë perime të pjekur në skarë, sallata dhe mish i pjekur në skarë, të cilat janë pa yndyrë dhe shumë të lehta për tu tretur. Dr Li Yan, një eksperte e tretjes në Procter and Gamble, ka thënë se sa e rëndësishme është shëndeti i zorrëve.


‘Zorrët tuaja janë jashtëzakonisht të rëndësishme për tretjen e ushqimit, thithjen dhe heqjen e mbeturinave,’ tha ajo. Dr Yan gjithashtu zbuloi cilat janë shenjat që tregojnë shëndetin e dobët të zorrëve. Kjo konsiston me lëvizjen e zorrëve dhe probleme me kapsllëkun.


Dr Yan rekomandon që të merren më shumë fibra, përmes ushqimeve të integruara, si fruta dhe perime.
‘Era e keqe mund të nënkuptojë një mosbalancim të baktereve të mira dhe të këqija në zorrë,’ shtoi Dr Yan. Një dietë e shëndetshme dhe marrja e fibrave të mjaftueshme në dietën tuaj janë mënyra të mira për të ndihmuar në pastrimin dhe shëndetin e zorrëve.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë