Keshilla

Borë dhe akull në rrugë, 8 këshilla për drejtuesit e makinave

Në këto ditë të ftohta dimri, dëbora dhe ngricat janë një problem më vete për drejtuesit e makinave, të cilët duhet të jenë të kujdeshëm në kushte të tilla atmosferike.

Më poshtë po ju renditim 8 këshilla të vlefshme për një udhëtim të sigurt dhe për të parandaluar çdo problem që mund t’i ndodhë automjetit.

1.Këshillohet që t’i jepni kohë vetes 10-15 minuta ekstra në mëngjes në mënyrë që të siguroheni që makina juaj është e sigurt për udhëtim.

2.Duhen ndërruar gomat nga verore në dimërore. Përpara udhëtimit me mjet duhet hequr dëbora komplet nga mjeti.

3.Evitoni manovrat e ashpra, “butësia” është çelsi i artë kur jeni me mjet dhe qarkulloni në akse rrugore me dëborë.

4.Në ngjitje mos hiqni dorë kurrë, vendosni marrshin e parë ose të dytë dhe vazhdoni me kujdes pa u tërhequr dhe pa ekzagjeruar me gazin, por edhe pa “humbur” shpejtësi.

5.Në disheza, përdorni frenimin/motor.

6.Qëndroni larg mjeteve të tjera si distancë udhëtimi.

7.Në rastet e rrugës së mbuluar me dëborë në shtresë të lartë më mirë mos ndiqni gjurmët që mjetet e tjera kanë lënë mbi sipërfaqen e saj.

8.Kujdes me akullin. Është më i rrezikshëm se bora, sepse shpesh është e padukshme në momentin e parë për drejtuesit e mjeteve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë