Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga ambientet e zyrës së Kolegjit të Europës, e cila u shkatërrua plotësisht gjatë tubimit të djeshëm.
Në fjalën e tij, Rama e cilësoi këtë zyrë si simbol të asaj që, sipas tij, ndodhi gjatë protestës në Tiranë. Ai akuzoi opozitën se po përpiqet ta pengojë Shqipërinë në rrugën e saj drejt Europës, duke theksuar se vendi nuk do të kthehet pas.
“Deri dje kjo ishte zyra e kolegjit të Europës, shkollës së Europës së bashkuar që e çelëm në Shqipëri së bashku me udhëheqësit europian të pranishëm këtu Tiranë.
Sot, kjo është rrënoja e duarve që nuk janë dhe nuk mund të janë kurrë duart e studentëve. Studentët janë e ardhmja. Studentët janë ata që shohin larg dhe që duan te shkojnë më larg dhe me shpejt. Studentet janë gjithnjë te mirëpritur dhe për ta ne jemi gjithnjë gati të ulemi, të flasim, të diskutojmë dhe të gjejmë zgjidhje për gjërat që kërkojnë zgjidhje”, tha Rama duke shtuar se këtë e kanë bërë duart e një opozite e cila me maska të verbërish përpara, me zjarr dhe me hekur kërkon ta rikthejë Shqipërinë aty ku Shqipëria nuk do te rikthehet kurrë, kërkon ta rikthejë Shqipërine në humnerën nga ku ne te së bashku e nxorëm dhe prej ku po e ngjisim drejt majës historike, drejt ëndrrës së të gjithë shqiptarëve në breza, Bashkimit Europian.
Rama tha se këto janë orë të vështira, por janë orë të cilat “do t’i kalojmë të gjithë së bashku sepse Shqipëria do të vazhdojë të ngjitet”.
Ai shtoi se përgjegjësia para ligjit është e gjithsecilit dhe gjithkush që ka dorë ne këtë katrahurë do paguajë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje