Bota

Më i forti në 40 vite, Napoli shkundet nga tërmeti me magnitudë 4.7

Një tërmet me magnitudë 4.7 goditi zonën e Campi Flegrei, pranë qytetit italian të Napolit, mbrëmjen e kësaj të premteje, 31 korrik.

Lëkundjet shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike, pezullim të shërbimeve të trenave dhe metrosë, si edhe dëmtime të lehta në disa ndërtesa.

Autoritetet njoftuan se nuk pati kërkesa urgjente për shpëtimin e banorëve. 8 persona raportohet se janë lënduar, deri më tani.

Campi Flegrei, një zonë vullkanike me popullsi të dendur, ka përjetuar aktivitet sizmik gjithnjë e më të shpeshtë në vitet e fundit, duke shtuar monitorimin nga qeveria.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë