Nga Gazeta ‘Si’- Siç e kishin paralajmëruar, një grup qytetarësh u mblodhën sërish në protestë para Kuvendit.
Një pjesë e deputetëve të PS ishin futur në sallë më herët, por kalimi i disa ligjvënësve të tjerë socialistë bëri që qytetarët të nisin sulmet me vezë.



5 protestues arritën të kalojnë kordonin e sigurisë dhe nisën me sulme, çka bëri që policia të ndërhyrje menjëherë për shoqërimin e tyre. Mes të ndaluarve është edhe Gent Progni.

Më tej tensionet u përshkallëzuan ku protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e sigurisë të vendosur nga Policia. Për të penguar depërtimin e tyre, efektivët kanë përdorur spraj lotsjellës.
Pas seancës protestuesit kanë bllokuar hyrje-daljen e Kuvendit, duke penguar largimin e zyrtarëve dhe automjeteve zyrtare, ndërsa forca të shumta policie mbeten të vendosura në perimetrin e sigurisë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës janë duke marrë shërbim mjekësor 2 efektivë policie dhe 2 protestues.
Në QSUT po trajtohen 1 efektiv policie dhe 2 protestues.
Në të dy strukturat spitalore personat e paraqitur janë nën kujdesin mjekësor jashtë rrezikut për jetën.


I pranishëm ishte dhe deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, në mbështetje të protestuesve. Kujtojmë se Kapri është përjashtuar me 20 ditë nga punimet parlamentare.
Protesta e sotme vjen vetëm dy ditë pasi tubimi para Kuvendit u përshkallëzua në tensione mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje