Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me revoltën qytetare, e cila edhe pse nisi para parlamentit tashmë është shtrirë në të gjithë Tiranën.
Me anë të një postimi në rrjetin social X, kreu i qeverisë shkruan se protesta e bukur qytetare është shndërruar në një skenë konflikti dhe tensioni.
Sipas tij ‘thonjtë e politikës së dështimit’ dhe zemërimit po dalin në pah me pisllëkun e tyre karakteristik.
“Protesta e bukur e qytetarisë, atdhedashurisë, pastërtisë, ia ka lënë vendin tanimë filmit të vjetër të konfliktit, sherrit, dhunës, ku thonjtë e politikës së dështimit dhe zemërimit po dalin në pah me pisllëkun e tyre karakteristik”, shkruan Rama.
Kujtojmë që prej orës 9:00 shumë qytetarë u mblodhën para Parlamentit, duke pritur me vezë dhe miell deputetët.
Situata herë pas herë është dominuar nga tensionet dhe përplasjet mes protestuesve dhe policisë, ku pati edhe shoqërime, mes tyre edhe aktivisti Gent Progni.
Protestuesit janë shprehur të vendosur se nuk tërhiqen deri në realizimin e kërkesës së tyre kryesore, dorëheqjen e kryeministrit Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje