Gazeta Si – Ekstradohetr nga Belgjika në Shqipëri, Sergei Hasanpapa, 32 vjeç, banues në Elbasan, i cili akuzohet si i përfshirë në vrasjen e Bledar Muçës, krim i ndodhur më 22 janar 2022 në Anversë të Belgjikës.
Hasanpapa ishte në kërkim ndërkombëtar pasi, në vitin 2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe kryer në kuadër të organizatës kriminale, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Bledar Muça është emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai njihet për lidhjet e tij të ngushta me fisin Çapja në Elbasan dhe konsiderohej si krahu i djathtë i Ardjan dhë Florenc Çapjas.
Në janar të vitit 2022, Bledar Muça, me një pasaportë të falsifikuar britanike, u qëllua për vdekje jashtë shtëpisë së tij në Anversë, mes një beteje të përgjakshme për menaxhimin e tregtisë fitimprurëse të drogës në metropolin belg, e cila e ka shndërruar atë në kryeqytetin evropian të kokainës.
Muça, u qëllua gjashtë herë teksa kthehej në banesën e tij të shtunën e 22 janarit në mbrëmje, pak metra larg një stacioni policie.
Ai dyshohet se është ekzekutuar nga dy vrasës me pagesë. Muça, 39 vjeç, u filmua në vitin 2016, duke mbajtur një pistoletë dhe duke qëlluar ndaj policisë dhe oficerëve në Elbasan.
Ai kishte qenë në Anversë për herë të parë që nga viti 2014, duke punuar si një anëtar kyç i një bande shqiptare që vepronte brenda portit, e cila është shfaqur për shkak se epiqendra e kokainës kontrabandohej në Britani dhe në pjesën tjetër të Evropës nga Amerika e Jugut.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


