Nga Gazeta ‘SI’ – Qeveria ka miratuar një vendim të ri për përcaktimin e autoriteteve mbikëqyrëse në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Ky vendim zëvendëson aktin e vitit 2009 dhe përcakton më qartë institucionet që do të kontrollojnë sektorë të ndryshëm financiarë e ekonomikë.
Banka e Shqipërisë do të mbikëqyrë bankat e nivelit të dytë, institucionet financiare jobankare dhe shërbimet e pagesave elektronike.
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare do të kontrollojë bursat, sigurimet, fondet e investimeve dhe aktivitetet me monedha digjitale.
Agjencia e Inteligjencës Financiare merr një rol më të gjerë, duke mbikëqyrur agjencitë e udhëtimit, ndërtimin, tregtimin e metaleve të çmuara dhe këshilltarët tatimorë.
Në rast të konstatimit të çdo dyshimi, informacioni apo të dhëne që lidhet me pastrimin e parave, financimin e terrorizmit apo financimin e armëve të shkatërrimit në masë, autoritetet mbikëqyrwse duhet të raportojnë Agjencinë e Inteligjencës financiare jo më vonë se 72 orë.
Me këtë rregullim të ri, qeveria synon të forcojë transparencën financiare, të luftojë pastrimin e parave dhe të përshtatet me zhvillimet e reja digjitale në ekonomi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



