Menaxhim

Rreziku i pastrimit të parave / Nga noterët tek argjendaritë, bizneset duhet të raportojnë çdo transaksion mbi 1 mln lekë

Nga Gazeta ‘SI’ – Në kuadër të luftës kundër pastrimit të parave, qeveria detyron të raportojnë transaksionet mbi 1 milionë lekë (të reja) cash edhe noterët, avokatët, agjentët imobiliarë, subjektet e lojërave të fatit, kazinove, bizneseve të gurëve dhe metaleve të çmuara, agjencitë e udhëtimeve etj.

Në një udhëzim nga ministria e Financave, njësoj si institucione financiaret edhe këto subjekte duhet të krijojnë “profil rreziku” për klientët e dyshimtë dhe t’i raportojnë ato. Raportimi për rastin kur dyshohet pastrimi i parave bëhet brenda 72 orëve. Në raste urgjente, subjektet mund ta përcjellin me telefon informacionin për aktivitetin e dyshimtë tek autoriteti përgjegjës që është Agjencia e Inteligjencës Financiare.

Subjektet duhet të krijojnë një sistem të centralizuar i cili të mundësojë regjistrimin, grumbullimin, analizimin, kontrollin e të dhënave dhe transaksioneve në kuadër të marrëdhënies së biznesit me klientin. Në sistemin e centralizuar regjistrohen të gjitha transaksionet, pavarësisht nga mënyra e kryerjes së tyre.

Lista e klientëve që duhet të gjurmojnë bankat nis me personat e ekspozuar politikisht, familjarët dhe bashkëpunëtorët e tyre, OJF-të, organizatat ligjore, marrëdhëniet e biznesit me klientë jorezidentë, shoqëri që kanë aksione të mbajtësit, për të gjitha transaksionet komplekse, me vlera të larta dhe të pazakonta, përfituesit e policave të sigurimit të jetës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë