Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lëshuar akuza të ashpra ndaj mazhorancës, e cila sipas tij duhet të adoptonte menjëherë rezolutën e parlamentit të Kosovës për gjenocidin serb ndaj popullsisë civile.
Sipas Berishës, mazhoranca refuzon ta bëjë këtë gjë, pasi kreu i saj është sipas tij argat i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.
“Në Kosovë u bënë masakra, u vranë fëmijë. Të mohosh gjenocidin serb në Kosovë do të thotë të jesh qenie pa ndërgjegje. Kjo është jashtë çdo lloj koncepti.
A mundet një shqiptar të shkelmojë mbi këtë gjak? Kreu juaj është argat i Vuçiçit, ai është shërbëtor i Aleksandër Vuçiçit. Ndaj gjenocidit duhet të mbajmë qëndrim. Vrasja për shkaqe etnike e civilëve është gjenocid. Edhe serbë po të ishin do të votoja po ta kishin bërë shqiptarët.
Edhe maqedonas po të ishin do ta votoja po ta kishim bërë shqiptarë. Gjenocidi është krimi më i shëmtuar. Ju bëheni bashkautorë në krim me Ramën”, tha Berisha nga foltorja e Kuvendit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



