Politike

Berisha: Nuk i bojkotojmë zgjedhjet! Begaj, skllav i krimit

Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se opozita nuk do t’i bojkotojë zgjedhjet e jashtëzakonshme vendore të 9 nëntorit.

Pavarësisht se quan shkelje vendimin e Presidentit Bajram Begaj për të dekretuar datën edhe pse vendimi i shkarkimit të Erion Veliajt është ankimuar në Gjykatën Kushtetuese, ai tha se opozita do vijojë betejën.

Gjithashtu, ai hodhi akuza ndaj Begajt të cilin e konsideroi një skllav të krimit.

“Në qoftë se shkoni dhe merrni dosjen e gjirit të Limianit, e bazës ushtarake, ju do gjeni aty se ajo dosje krimi e bëri atë president. Shqipëria nuk ka president, ka një skllav të krimit që fshihet prapa gishtit dhe që më thanë se u fsheh prapa Rusmalit.

Tani më thoni ju mua pak, në të drejtën kushtetuese, ose në parimësi, njeriu më përgjegjës për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është presidenti i Republikës. Kushtetuta austriake ka për përmbarues të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, presidentin e Austrisë. Kurse Bajram Limiani, fajin e ka Ilir Rusmali, tha. Çfarë mund t’u thuash këtyre, turpi i historisë. Dosjen ia mban Altin Troplini këtij, ka dosje Altin Troplini, por po e mbron atë. Nuk ka akt më të turpshëm”, tha Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë