Politike

Rama për anëtarësimin në BE: Askush nuk mund ta dijë kur do të ndodhë

Kryeministri Edi Rama ka folur për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe kontaktet me Komisioneren Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos.

Gjatë një prononcimi, Rama tha se Shqipëria është në kontakt dhe vijon punën për mbylljen e kapitujve të negociatave, ndërsa theksoi se data e përfundimit të procesit nuk mund të paracaktohet.

Me nota humori, ai u shpreh gjithashtu në favor të një Evrope më të madhe, duke thënë se në BE do të mirëpriste edhe Kanadanë, Meksikën, Australinë dhe madje presidentin amerikan Donald Trump.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë