Politike

Berisha: Tubimi i 8 shkurtit do të jetë protestë e fitores. Nuk ndalemi deri me 11 maj

Nga Gazeta ‘Si’- Kreu demokrat Sali Berisha, në konferencën me gazetarët, nuk ka zbuluar planet sesi do të zhvillohet tubimi i 8 shkurtit, por theksoi se do të jetë protestë e fitores.

Do të jetë një protestë e fitores, do të jetë fryma e fitores. Nuk ka të ndalur. Opozita nuk ndalet më deri më 11 maj, ditën e fitores. Unë nuk kam temë tjetër përveçse tema e fitores”, tha Berisha.

I pyetur në lidhje me qeverinë teknike, Berisha tha se nuk kanë hequr dorë.

“Kemi bërë punë shumë me të, kemi fituar shumë mbështetje dhe Edi Rama është tashmë i damkosur si njeri që granit zgjedhjet. Ne vazhdojmë përpjekjet për qeveri teknike”, tha ish-kryeministri.

Ai komentoi edhe udhëtimin e tij të fundit drejt Berlinit, duke theksuar se ai përbënte një hap të rëndësishëm në procesin e fitores për Partinë Demokratike.

Berisha shpjegoi se ky udhëtim ishte një kthim në një moment historik të ngjashëm me ato që ai ka përjetuar gjatë karrierës së tij politike. Ai e krahasoi këtë udhëtim me atë të para 32 vjetësh, kur, si kryetar i PD-së, takoi Helmut Kohl dhe mori pjesë në një samit të OSBE-së.

Lideri demokrat gjithashtu theksoi mbështetjen që ka marrë nga partia më e fuqishme e Europës, CDU, dhe presidentin e saj, Friedrich Merz, i cili e ka shprehur publikisht mbështetjen për fitoren e PD-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë