Nga Gazeta ‘Si’- Zgjedhjet e 11 majit, keqqeverisja e Ramës dhe ndikimi i Sorosit në vend kanë qenë temat e diskutuar në takimin e Sali Berishës me disa deputetë konservatorë britanikë.
“Temat e bisedës u përqendruan te vështirësitë e mëdha të krijuara nga keqqeverisja e Ramës dhe ndjekja e një politike të ekstremit të majtë dhe ndikimit të Soros në vend, dhe domosdoshmërinë e një përmbysje të madhe që do çrrënjosë kalbëzimin e institucioneve”, njofton zyra e shtypit e PD.
Sipas PD, “Berisha informoi deputetët britanikë për përdorimin e drejtësisë si armë kundër kundërshtarit politik, dhe për shpopullimin drastik te vendit si dhe luftën frontale për asgjësimin e opozitës”.
Ai theksoi se vota e diasporës, përfshirë atë në Britaninë e Madhe, do të jetë kyçe për këtë ndryshim në Shqipëri.
Ndërkohë sot Berisha do të niset drejt Gjermanisë ku do të marrë pjesë në Kongresin Elektoral të CDU-së në Gjermani.
Sipas njoftimit të PD-së, Berisha ka marrë ftese zyrtare si përfaqësues i opozitës shqiptare. Kongresi mbledh liderët e partive anëtare të Partisë Popullore Evropiane, ku bën pjesë edhe Partia Demokratike e Shqipërisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




