Politike

Zyrtari i lartë i SHBA takim me Ramën, Verma: Integrimi në BE, kritik për të ardhmen e Shqipërisë

Nga Gazeta ‘SI’ – Pas mbërritjes në Tiranë, Zëvendës Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma është takuar me kryeministrin Edi Rama.

Në një postim në rrjetin social “X” Verna ka zbuluar detaje nga takimi me kreun e qeverisë, ndërsa shton se është rënë dakord në lidhje me faktin se integrimi në BE është një faktor kritik për të ardhmen e Shqipërisë.

“Takim i shkëlqyeshëm me kryeministrin Edi Rama në Tiranë ku e kam falënderuar për pritjen e afganëve dhe mbështetjen e Ukrainës. Ne ramë dakord se integrimi në BE është kritik për të ardhmen e Shqipërisë. Partneriteti ynë i fortë mbështet Shqipërinë drejt rrugës europiane”, shkruan ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë