Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama tha në konferencën e fundvitit se Shqipëria renditet ndër vendet e para sa i përket shërbimit digjital për qytetarët.
Sipas shefit të qeverisë stadi në të cilin ka arritur vendi ynë, tregon që në këtë drejtim jemi njëjtë si vendet e Bashkimit Europian.
“Dua t’ju tërheq vëmendjen që në aspektin e shërbimeve publike vlerësimi është gjerësisht ndërkombëtar. Jo thjesht vlerësim i imi, apo i yni. Të gjitha klasifikimet për rritjen e kapaciteteve të shërbimit në këtë drejtim e gjeni Shqipërinë në pjesën e sipërme të tabelave të klasifikimit.
Dhe për kuriozitetin tuaj dhe atyre që na ndjekin, nga viti 2023 ku Shqipëria cilësohej në raportin e progresit në aspektin e shërbimeve digjitale, me ecuri pozitive të moderuar, sot kemi një ndryshim dhe rritje të stadit që thuhet të mirë. Ku merr këtë stad faktikisht në atë fushë ti je në BE”, tha Rama.
Rama tha se teknologjia, sipas tij është arma e fortë për të thelluar proceset e integrimit në BE.
“Në këtë kohë e bëjmë 90% me inteligjencë artificiale. Jemi në fazën që po përgatisim modelin e prokurimeve me inteligjencë artificiale. Edhe për këtë do jemi avangardë.
Të vendosim teknologjinë si një armë për të përmirësuar proceset më të thella sesa dhënia e shërbimeve që tani e kemi bëre.
Hapin e parë që hodhëm me krijimin e një institucioni të ri të prokurimeve të një operatori që bën prokurimet për të gjitha ministritë dhe institucionet qendrore, sepse lajmi nuk ka dalë siç duhet të dilte. Nuk bëhen me tendera në ministri dhe operatori që është krijuar këtë vit dhe që është futur në funksion do të marrë volumin e prokurimeve dhe do të shpëtojmë me të gjitha lojërat që bëjnë. Sepse nuk do jetë me objektivisht e mundur që të bëhen copë njerëz për të tundur letra që për shumë kënd janë arabisht jo shqip, në kuptimin e procedurave”, tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.