Nga Gazeta 'Si'- Deputeti i PS, Erion Braçe ka reaguar ashpër në lidhje me protestën e radhës që ka paralajmëruar opozita mbrëmjen e së hënës, e cila pritet të mbajë të bllokuar për orë me radhë disa nga kryqëzimet kyçe të Tiranës.
Sipas Braçes, një protestë e tillë një ditë përpara Krishtlindjes është njësoj si makinat e ekstremisteve që hyjnë në tregjet e krishtlindjes për të dëmtuar qytetarët, duke iu referuar sulmit të ndodhur në Gjermani, ku 5 persona humbën jetën dhe 200 të tjerë u lënduan.
“Të bllokosh Tiranën, nuk është interes publik, është kundër interesit publik! Të bllokosh Tiranën, një ditë para krishtlindjes e në orët e pasdites, është mu si ato makinat e ekstremisteve që hyjnë në tregjet e krishtlindjes për të dëmtuar, krijuar panik, trembur!
Të bllokosh Tiranën, një ditë para krishtlindjes, një festë që e festojnë të gjithë bashkë, pa ndarje e në paqe me njëri tjetrin, është thjesht mllef e urrejtje ndaj njerëzve normale që nuk të bëhen pjesë, nuk të mbështesin, duan të mbetet normale në këtë qytet", shkruan Braçe në rrjetet sociale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.