Politike

Rama dhe Kurti takim pas seancës së përbashkët/ Nënshkruhet marrëveshja për Lojërat Olimpike Mesdhetare

Nga Gazeta 'Si'- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në zyrën e tij homologun shqiptar, Edi Rama, pas seancës së përbashkët në Kuvendin e Kosovës.

Gjatë takimit dy krerët e qeverive kanë nënshkruar marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për organizimin e Lojërave Olimpike Mesdhetare 2030.

Mësohet se takimi mes dy homologëve zgjati vetëm 5 minuta, ndërsa të gjithë shkuan të konsumojnë një drekë të përbashkët.

Nga 24 korriku - 4 gushtin e 2030 Prishtina do mirëpresë këtë turne, ndërsa kryeqytetit të Kosovës do i vijnë në ndihmë edhe qytete të tjera.

Veç qyteteve në Kosovë, edhe Durrësi do mirëpresë në 2030 aktivitetet sportive që i përkasin disiplinave ujore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë