Nga Gazeta 'Si'- Ish-luftëtari i UÇK-së Rexhep Selimi, i ka dërguar nga Haga një dhuratë të veçantë kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Bëhet fjalë për përkrenaren e Skënderbeut, për të cilën Rama shprehet se ndihet i prekur nga kjo dhuratë.
“I prekur nga kjo dhuratë e bukur prej koleksionit të pikturave të luftëtarit të UÇK-së Rexhep Selimi, i cili ma përcolli sot nga Haga përmes Kryetarit të Kuvendit të Kosovës”.
Teksa falënderoi Selimin, kreu i qeverisë shqiptare shprehu besimin për dhënien fund të kalvarit të vuajtjeve të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë.
“Shumë faleminderit me mirënjohje i dashur mik, e mezi pres ta shoh të marrë fund kalvari, gjithnjë e më i pajustifikueshëm i mbajtjes së të katërve ju peng atje në Hagë”.
Rexhep Selimi gjendet në Hagë në kuadër të një procesi gjyqësor të Speciales për krimet e kryera gjatë luftës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.