Nga Gazeta 'SI'- Ashtu siç ishte njoftuar, qeveria po përgatit Aktin për një ndryshim të fundit në buxhetin e 2024-s.
Orët e vona të mbrëmjes së djeshme, Këshilli i Ministrave u mblodh për të diskutuar ndryshimet në buxhet, ku në fokus ishin zgjedhjet e 11 majit 2025.
Sipas burimeve për mediat, qeveria ka diskutuar bonusin e pranverës për pensionistët dhe ka dakordësuar fondin 500 mln lekë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, lidhur me shpenzimet e votës së diasporës.
Mësohet se është diskutuar edhe kalimi i 1.4 mld lekëve në fondin e ministrisë së Bujqësisë.
Pak ditë më parë, në një konferencë për mediat, ministri i Financave Petrit Malaj tha se do të ketë një rishikim të fundit të buxhetit 2024, ku do të vendoset masa e shpërblimit të pranverës për pensionistët. Vendimi qe njoftuar nga kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me pensionistët i cili theksoi se ky bonus nuk po bëhet me qëllime elektorale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.