Politike

Parlamenti miratoi në mesnatë ligjin për faljen e gjobave, PS rrëzoi amendamentet e PD

Nga Gazeta ‘Si’- Pas një seance të gjatë maratonë, të shoqëruar edhe me debate dhe tensione, pak para mesnatës, kuvendi miratoi projektligjin e qeverisë për faljen e gjobave në zonat rurale.

Ky pr/ligj miraton faljen e gjobave për shkeljen e rregullave në pandemi dhe të AKU për subjektet bujqësore e blegtorale në fshat. Ndërsa u rrëzua amendamenti i Gazment Bardhit për anulimin e detyrimeve të prapambetura për energjinë dhe ujin.

 Vota kundër e PS-së për dy amendamentet e demokratëve, bëri që këta të fundit të mos merrnin pjesë në votimin në tërësi të draftit. Ky pr.ligj mori 73 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Teksa prezantoi projektligjin për anulimin e masave administrative deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, u shpreh se ky ligj nuk është një amnisti. Deputeti tha se ligji shfuqëzon gjobat nga 1 janari i vitit 2015 dhe deri më 30 nëntor 2024.

Po ashtu me 74 vota pro 1 abstenim dhe asnjë kundër u votua edhe ligji “Për mbrojtjen e të dhënave personale.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë