Nga Gazeta 'Si'- Deputeti demokrat Flamur Noka është përplasur në Kuvend me deputetin Agron Shehaj, pasi ky i fundit bllokoi foltoren.
Noka i kërkoi të lironte foltoren por ndërsa Shehaj nuk lëvizi, Noka e shtyu me shpatull dhe mori fjalën.
“M'u hiq qafe Agron. M'u hiq qafe se po flas. Nuk bëj debate me ty", iu drejtua Noka deputetit Shehaj.
Shehaj edhe pse i përjashtuar nga seanca vijoi të mbajë të bllokuar foltoren. Ai pati debate edhe me deputetët e opozitës të cilët nuk i la të merrnin fjalën.
Ndërsa Flamur Noka mbante fjalën në Kuvend, deputeti Agron Shehaj ishte live në Facebook.
"Atë që nuk bëri mazhoranca të më largonte me dhunë, e bëri Flamur Noka. Erdhi këtu dhe më largoi me dhunë, atë që nuk bëri Garda, atë që nuk bëri mazhoranca e bëri ish-kolegu i PD", deklaroi Shehaj.
Pjesë nga debati:
Spiropali: Liro Foltoren Agron! Boll me teatër. Nuk jemi në dispozicionin tënd. Liro foltoren tani. Ik tani. Hajde ik tani. Largohu se je i përjashtuar nga seanca.
Noka: Largohu se je bërë klouni i Erion Veliajt. M’u hiq qafe Agron. M'u hiq qafe se po flas. Nuk bëj debate me ty.
Spiropali: Largohu nga Foltorja, boll e bëre teatrin për sot.
Noka: Kur them unë largohu, m'u largo. Mbylle tani! Mbylle! Ik tani!
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.