Nga Gazeta ‘Si’- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar në Kuvend kërkesën e 39 deputetëve për ngritjen e një komisioni hetimor për të kontrolluar ligjshmërinë e procedurave të miratimit të Projektit të “Marina dhe Jahtet e Durrësit’.
Në kërkesën e demokratëve theksohet se pjesë e objektit të hetimit të Komisionit parlamentar duhet të jetë shitja e koncensionit të menaxhimit të portit kompanisë Schapha d.o.o. Po ashtu kërkohet dhe verifikimi i procedurave për ndërtimin e Portit të ri në Porto Romano.
Komisioni ka gjithashtu për objekt të veprimtarisë së tij dhe projektimin e ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano; dhe vlerësimin e nevojës për marrjen e masave, përfshirë ndërhyrjet ligjore nëpërmjet miratimit, korrigjimit apo plotësimit të legjislacionit relevant për garantimin e parimeve të ligjshmërisë, barazisë, konkurrencës, meritokracisë, eficencës ekonomike, mbrojtjes së pronës publike dhe ruajtjes së buxhetit të shtetit në të gjitha kontratat publike që angazhohet qeveria shqiptare.
Komisioni do të përbëhet nga 11 anëtarë, nga të cilët kryetari dhe katër anëtarë i përkasin Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe gjashtë anëtarë Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
Komisioni e ushtron veprimtarinë për një afat 6-mujor nga data e miratimit të këtij vendimi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.