Politike

Ambasada e SHBA mesazh për opozitën dhe veçon Berishën: Nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor

Nga Gazeta ‘Si’- Ambasada e SHBA në vendin tonë ka dalë me një mesazh të drejtpërdrejtë për kreun e PD Sali Berishën, duke thënë se i qëndrojnë pozicionit të tyre se nuk angazhohen me njerëz të përfshirë në korrupsion, ndërsa vlerëson kontaktet me përfaqësues të opozitës në vend.

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn ka vlerësuar diskutimet me përfaqësues të opozitës, duke thënë se një opozitë e shëndetshme është pjesë e rëndësishme në demokraci.

VanHorn deklaroi se i nxit të gjitha palët të angazhohen në mënyrë konstruktive në një proces politik që është i barabartë për të gjithë.

“Një opozitë e shëndetshme është pjesë me rëndësi kritike e një demokracie të gjallë. I vlerësoj mundësitë që kam pasur muajt e fundit për t’u takuar me përfaqësues të ndryshëm të opozitës për të dëgjuar një larmi këndvështrimesh mbi sfidat me të cilat përballet populli shqiptar, shqetësimet për mjedisin e ardhshëm zgjedhor dhe sesi Shqipëria mund të ndërtojë një të ardhme më të mirë.

Nxis të gjitha palët të angazhohen në mënyrë konstruktive në një proces politik që është i barabartë për të gjithë.

Ne i qëndrojmë pozicionit tonë të kahershëm se nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor”, tha e ngarkuara me Punë Nancy VanHorn


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë