Nga Gazeta ‘Si’ – Gjykata Kushtetuese nuk doli me një vendim në lidhje me mbarimin e mandatit të kryetares Holta Zaçaj.
Seanca u shty për të martën e 17 dhjetorit, në orën 13:00.
Secili prej gjyqtarëve do të duhet të shprehet me votë mbi mandatin e Zaçajt dhe si në çdo vendimmarrje tjetër, duhen 5 vota, për të deklaruar përfundimin e mandatit të kryetares së Kushtetueses.
Të enjten në mbrëmje, Zaçaj bëri një hap pas dhe deklaroi kërkesën për ta përfunduar mandatin në Kushtetuese, pasi u përplas me Gjykatën e Lartë, duke pretenduar se mandati i mbaron në fund të vitit të ardhshëm dhe jo në mars, siç parashikohet në skemën e ripërtëritjes, mbi një datë që edhe vetë ajo kishte firmosur në momentin që aplikoi si kandidate në Kushtetuese.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




