Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama do të kryesojë delegacionin shqiptar, në konferencën e tretë ndërqeveritare me Bashkimin Europian, e cila pritet të mbahet në Bruksel të martën (17 Dhjetor).
Takimi do të shërbejë për hapjen e negociatave me Shqipërinë për grupkapitullin e 6-të që përfshin politikën e jashtme, të sigurisë dhe atë të mbrojtjes.
Rama pritet të niset pasditen e sotme dhe të mbërrijë në orën 19:00 në aeroportin ndërkombëtar të Brukselit. Atje ai do të pritet nga ambasadori i Shqipërisë, Ferit Hoxha.
Nesër pritet të ketë dhe një konferencë për shtyp pas konferencës ndërqeveritare.
Më 15 Tetor, Shqipëria hapi pesë kapitujt e anëtarësimit pjesë e çështjeve themelore si Gjyqësori të Drejtat Themelore, Drejtësia, Prokurimet, Statistikat, Sigurinë dhe Kontrollin Financiar.
Vizita e Ramës në Belgjikë do të përfundojë më 18 dhjetor, pasi të mërkurën ai do të ulet së bashku me liderët e tjerë të rajonit në tryezën e samitit BE-Ballkani Perëndimor, së bashku me liderët e BE-së dhe rajonit, eventi i parë i kryesuar nga presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa e po ashtu komisionerja e re për zgjerimin Marta Kos.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.