Kryeministrja italiane Giorgia Meloni thotë se nuk do të ndalet së zbatuari marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët.
Përtej kundërshtimeve nga partitë opozitare dhe vendimet e Gjykatës së Romës, Meloni thotë se ky projekt do të vijojë.
Ajo e sheh këtë si një angazhim kundër mafies, duke kërkuar nga i gjithë shteti dhe qytetarët t’i bashkohen kësaj beteje.
“Ky protokoll është iniciativa më e frikësuar nga trafikantët e qenieve njerëzore. Ne nuk do ta ndalim këtë projekt, do të ishte një favor për kriminelët dhe ne nuk u bëjmë asnjë nder kriminelëve. Nuk jam unë armiku. Unë jam një person i denjë dhe do të vazhdoj të luftoj për të siguruar që krimi i organizuar të çrrënjoset nga institucionet tona” – ka deklaruar Meloni.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.