Nga Gazeta ‘Si’- Në datë 20 Dhjetor, Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët.
Takimi do të zhvillohet në Prishtinë në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës. Deri më tani nuk dihet axhenda dhe detajet se si do të zhvillohet kjo mbledhje.
“Në datën 20 dhjetor, ora 11:00, në Prishtinë, në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës, do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Shqipërisë dhe e Kuvendit të Kosovës. Në vijim, gjatë ditës së sotme, do t’ju informojmë për axhendën dhe detajet”, njoftoi Kuvendi i Shqipërisë.
Kujtojmë se dy kuvendet janë mbledhur së bashku edhe njëherë më 27 Nëntor 2022 me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.