Politike

Caktohet data, Shqipëria gati të hapë një tjetër kapitull të negociatave me BE

Shqipëria pritet të hapë një tjetër kapitull të negociatave me Bashkimin Evropian në 17 Dhjetor. Presidenca hungareze e Këshillit të Evropës njoftoi përmes një postimi në rrjetin social X se është dhënë aprovimi për mbajtjen e konferencës së tretë ndërqeveritare me vendin tonë.

“Ambasadorët kanë miratuar gjithashtu qëndrimin e përbashkët të BE-së për grupin 6: Marrëdhëniet e jashtme, duke lejuar që konferenca e tretë ndërqeveritare me Shqipërinë të mbahet më 17 dhjetor”, njofton nga Presidenca hungareze e Këshillit të Evropës.

Pritet që ky kapitull i negociatave të mbyllet shpejt nga vendi ynë, pasi deri më tani Shqipëria e ka njehësuar politikën e jashtme me atë të BE.

Konferenca e dy ndërqeveritare Shqipëri-BE u mbaj në 15 tetor, duke hapur grup-kapitullin e parë të negociatave, ndërkohë të dyja palët kanë vendosur afatin 2030 për anëtarësimin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë