Nga Gazeta ‘Si’- Ambasadori i delegacionit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, gjatë fjalës së tij në prezantimin e platformës “Transparent Albania”, foli për integritetin dhe korrupsionin.
Gonzato tha se integriteti është parakushti për besim dhe shoqëri të shëndetshme, ndërsa shtoi se korrupsioni minon besimin te institucionet dhe sjell mungesë efikasiteti në sistem duke penguar suksesin në të ardhmen.
Ndër të tjera Gonzato tha se qeverisja transparente mbetet gur themeli për të ecur përpara me integritetin.
“Integritet do të thotë të bësh gjënë e duhur dhe në përputhje me ligjin. Është jetik pasi është parakushti për besim, themel për institucione dhe shoqëri të shëndetshme. Ky lloj aktiviteti si ky i sotmi, shërben për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të forcuar integritetin në të gjitha nivelet e administratës shtetërore dhe në sektorin privat.
Shqipëria ka miratuar udhërrëfyes dhe agjenda në reforma që kanë të bëjnë me gjyqësorin, me administratën shtetërore dhe klimën e biznesi. Ne presim që sektori privat të jetë pjesë e zbatimit të këtyre reformave. Raporti i zgjerimit të 31 tetorit të 2024, përforcoi nevojën për të përmirësuar përforcimin e zyrtarëve publikë për standardet etike dhe jemi të lumtur që po shohim rezultate pozitive.
Nuk mund të ketë ndryshim mendësie për korrupsionin në rast se ne nuk investojmë për t’i edukuar të rinjtë sa më herët të jetë e mundur dhe të rrisim ndërgjegjësimin te të gjithë brezat.
Qeverisja transparente mbetet gur themeli për të ecur përpara me integritetin”, deklaroi Gonzato.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.