Politike

A po lobon për heqjen e ‘Non Gratës’? Berisha: Pasi Trump të nisë punën do të bëjmë përpjekjet tona

Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i PD-së Sali Berisha tha sot se pret dorëzimin e pushtetit dhe inaugurimin e Presidentit të zgjedhur të SHBA-ve Donald Trump për të nisur përpjekjet për zhbërjen e vendimit që e shpalli non grata.

Berisha deklaroi se shpallja e tij non-grata do të ngelet në historinë e demokracisë, si një njollë e zezë për ata që e vendosën.

“Siç kam theksuar, i gjithë problemi im dhe vendimi im për moslobim lidhej me ata që kryen grushtin e shtetit ndaj opozitës shqiptare. Me përpjekjen antidemokratike për të kontrolluar opozitën, kontrolluar kryetarin e saj, për ta shndërruar opozitën në një vegël të Edi Ramës.

Tani që ata dorëzojnë pushtetin, unë pres dorëzimin e pushtetit nga ana e tyre, që unë të filloj përpjekjet e mia për të paraqitur këtë akt që do të ngelet, në historinë e demokracisë, si një njollë e zezë për ata që e vendosën.

Pra nuk ka asnjë sekret që ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet tona, por natyrisht duhet që administrata e presidentit Donald Trump të inaugurohet dhe të nisë punën në të gjitha institucionet”, deklaroi Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë