Politike

I pandehur për shkelje të barazisë në tenderë, Ndreca 4 orë në SPAK: Do shprehem në momentin e duhur, mos u nxitoni!

Nga Gazeta Si- Pas rreth 4 orësh qëndrimi në Strukturën e Posaçme kundër Krimit e Korrupsionit, Plarent Ndreca nuk dha detaje, por deklaroi për gazetarët se do të shprehet në momentin e duhur.

“I kam dëgjuar e lexuar. Do të shprehem në atë momentin e duhur. Mos u nxitoni!”, deklaroi Ndreca pas daljes nga SPAK.

Deputeti i Partisë Socialiste është paraqitur në SPAK për të dhënë deklarime në lidhje me çështjen në të cilën është marrë i pandehur për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera”.

Ndreca akuzohet për abuzim me një tender për rikonstruksionin e 4 komisariateve gjatë kohës që mbante pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë