Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka nxjerrë një urdhër ekzekutiv për zbatimin e ligjit të ri për sanksionet ndaj Rusisë, duke përjashtuar njëkohësisht nga zbatimi tarifat dhe shumë prej sanksioneve të parashikuara.
Urdhri zbaton Ligjin e vitit 2026 për Sanksionimin e Rusisë dhe Iranit, të propozuar nga Lindsey O. Graham, të cilin Trump e nënshkroi më 18 shtator.
Sipas urdhrit, tarifat doganore për mallrat ruse rriten me 500 për qind. Gjithashtu, parashikohen tarifa shtesë prej 100 për qind për mallrat nga pesë vendet që importojnë më shumë naftë dhe gaz rus, nëse ato kryejnë blerje të reja më 18 tetor ose pas kësaj date.
E njëjta rritje prej 100 për qind zbatohet edhe për mallrat nga pesë vendet që lehtësojnë më së shumti shmangien e sanksioneve që lidhen me naftën ruse.
Megjithatë, Shtëpia e Bardhë tha se Trump i pezulloi këto tarifa, duke iu referuar interesave kombëtare të SHBA-së, dhe i paraqiti Kongresit një certifikim përkatës.
Përjashtimet do të mbeten në fuqi derisa presidenti ose sekretari i Shtetit të përcaktojë se është e nevojshme të ndërmerren masa të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje